Zgjedhjet në Maqedoni, deri në 18:30 kanë votuar 49% e qytetarëve

schedule18:56 - 17 Tetor, 2021

schedule 18:56 - 17 Tetor, 2021

Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve në Maqedoni njofton se deri në orën 18:30, përqindja e votuesve që kanë marrë pjesë ka arritur në 48,96 përqind. Sipas të dhënave të MPB-së, dalja ka qenë më e madhe pas orës 15:00, ku pjesëmarrja deri në atë orë ka qenë më pak se 30 përqind.

Në orët e fundit është vërejtur një fluks i shtuar i qytetarëve që u janë drejtuar qendrave të votimit. Nga ana tjetër kryetari i KSHZ-së tha se mund të ketë shtyrje të orarit të votimit për shkak të mosfunksionimit të aparateve biometrike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!