Një numër i lartë malazezësh kanë marrë pjesë sot në zgjedhjet parlamentare.
Teksa ka mbetur vetëm një orë nga mbyllja e qendrave të votimit raportohet një përqindje e madhe pjesëmarrje.
Sipas vlerësimeve të Qendrës për Tranzicionin Demokratik, 70.5 përqind e votuesve, dmth 380,700 qytetarë me të drejtë vote, dolën në zgjedhjet e sotme parlamentare deri në orën 18:00.
Kjo është një shifër e lartë pjesëmarrje krahasuara me zgjedhet e vitit 2016.
Në zgjedhjet e sotme garojnë Partia Social Demokrate dhe ajo pro-serbe Fronti Demokratik. Po ashtu edhe partitë shqiptare garojnë në dy koalicione./abcnews.al