Zgjedhjet në Japoni

schedule15:20 - 22 Tetor, 2017

schedule 15:20 - 22 Tetor, 2017

Koalicioni I drejtuar nga kryeministri I Japonisë, Shinzo Abe ka fituar zgjedhjet për Dhomën e Ulët. Në bazë të rezultateve të para ai mund të fitojë maxhorancë absolute.

Fitore e thellë e koalicioni konservator të drejtuar nga kryeministri Shinzo Abe në zgjedhje e parakohëshme për rinovimin e Dhomës së Ulët në Japoni. Sipas rezultateve të para të publikuara pas mbylljes së votimit, formacioni aktual qeverisës ka fituar 280 deputetë nga 465 që janë në total.
Në koalicion do të përfshihet edhe partia e qëndrës së djathtë “Komeito”. Me deputetët e kësaj force politike, shefi I qeverisë siguron mbi 300 vende në parlament. Në këtë mënyrë Abe shpreson për realizimin e premtimit të tij elektoral për ndryshimet kushtetuese.
Kryeministri japonez I surprizoi të gjithë duke njoftuar për shpërndarjen e Dhomës së Ulët të parlamentit japonez, kur mungonte pak më shumë se një vit në përfundim të kësaj legjislature. Shefi I qeverisë u shty dhe më shëm në marrjen e këtij vendim nga fakti se kryesonte bindshëm në sondazhe. Koalicioni I drejtuar nga Abe fitoi shumë pikë kohëve të fundit për shkak të tensioneve gjeopolitike me Korenë e Veriut.
Me ktë rezultat, ai forcoi pozitat në Dhomën e Ulët dhe mund të qeverisë I qetë duke parë dhe dobësimin e opozitës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!