“Rreth orës 4 të mëngjesit i dërgova mesazh Giorgias, e urova, duke i thënë se do të punojmë së bashku për një kohë të gjatë”.
Kështu ka deklaruar Matteo Salvini në konferencën e tij të parë për shtyp në via Bellerio pas zgjedhjeve, shkruan la repubblica.
Ai tha se sigurisht nuk është i kënaqur nga rezultati i zgjedhjeve me vetëm 9% të votave, por kjo është pozitive për qeverinë.
“Sot po flasim për një fakt që padyshim nuk më gëzon, është e qartë që të qenit në opozitë ka ndikuar për mirë tek Giorgia Meloni. Por sot është një ditë pozitive sepse kemi 5 vite stabilitet përpara”, tha Salvini.
FDI (Vëllezërit e Italisë) është partia e parë dhe, kur numërimi pothuajse po shkon drejt fundit, forca politike e ekstremit të djathtë që drejtohet nga liderja Giorgia Meloni ka kaluar pritshmëritë duke fituar me 26.10%.
Qendra e djathtë ( e përbërë nga FDI, Forza Italia dhe Lega Nord) në total kryeson renditjen me 44.05% dhe merr kështu një shumicë të qartë në Parlamentin e ri.
/abcnews,al