Më datë 4 gusht do të mbahen zgjedhjet për kryetar bashkisë në Himarë, ku PS do të garojë me Vangjel Tavon, ndërsa opozita me Petro Gjikuria.
Polemisti Laert Vasili ishte i ftuar në emisionin “360 Gradë” në ABC News, ku u shpreh se Tavo ka mbrojtur interesat e minoritarëve.
“Këtu është çështja që ne i quajmë, grekë, e gjithë bota i thotë grekë dhe në gjuhën e tyre quhen helenë. Kur thuhet helenizimi janë kot. Më beri përshtypje një detaj, po ta shihni është me atlete me gomë të bardhë, të shohim mesazhet. Te burgu është me atlete të zeza, kur shkon në takim i ka me gomë të bardhë. Bashkia Himarë, 85 përqind janë jashtë, nuk vinë të votojnë,. Ndërsa shteti fqinj kur vijnë zgjedhjet siç shikoni, marrin dhe njerëz nga përtej oqeanit, ndërsa ne ia varim. Mos u ankoni kur kamerierët ju flasin greqisht, Braktiseni është shumë e thjeshtë!
Vangjel Tavo nuk është i pari. Tavo me aq miqësi sa kam, ka një rrugëtim në politikën shqiptare dhe ka mbrojtur interesat e minoritarëve. Si ministër Shëndetësia ka ndërmjetësuar shumë minoritarë grekë në Shqipëri për tu kuruar në shtetin fqinj. Mos u gënjeni nga njerëzit që vijnë dhe bëjnë shumë premtime, por shihni atë që punon.”, u shpreh Vasili.
/abcnews.al