Zgjedhjet në Greqi/ Tsipras pranon humbjen dhe uron Mitsotakis për fitoren

schedule22:29 - 21 Maj, 2023

schedule 22:29 - 21 Maj, 2023

Presidenti i SYRIZA-s, Alexis Tsipras telefonoi presidentin e ND-së, Kyriakos Mitsotakis për ta uruar për fitoren e tij në zgjedhjet e mbajtura sot. Në një bisedë telefonike me Kyriakos Mitsotakis, ai e ka uruar për fitoren e Demokracisë së Re. Telefonata mes tyre zgjati disa minuta raportojnë mediat greke.

“Rezultati zgjedhor është jashtëzakonisht negativ për SYRIZA-n. Kontaktova pak më parë me zotin Mitsotakis dhe e përgëzova për fitoren. Garat kanë edhe fitore edhe humbje. Organet tona kolektive do të mblidhen menjëherë për të vlerësuar rezultatet e zgjedhjeve.”, tha Tsipras.

Janë numëruar më shumë se 90 përqind e kutive dhe partia e Mitsotakis triumfon me 40,81%, një përqindje që është më shumë se dyfishi i SYRIZA-s, 20,06%. Forca e tretë zgjedhore është PASOK/Lëvizja Ndryshim me një përqindje prej 11.57%, e ndjekur nga KKE me 7.19% dhe Zgjidhja Helenike me 4.46%.

Në fjalimin e parë pas fitores, Kyriakos Mitsotakis foli për një “tërmet politik” duke shtuar se qytetarët i dhanë miratimin për një qeveri të pavarur./abcnews.al