Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet në Gjermani/ Nazarko: Berishës çdo ndryshim elite i duket zgjidhje. Ai nuk mund të jetë përfaqësuesi në Shqipëri

schedule13:46 - 24 Shkurt, 2025

schedule 13:46 - 24 Shkurt, 2025

Analisti Mentor Nazarko ka komentuar në “News Line” reagimin e Sali Berishës lidhur me fitoren e konservatorëve të Friedrich Merz-it në zgjedhjet në Gjermani. Ai ka thënë se Berishës çdo ndryshim elite i duket zgjidhje.

Mirëpo, sipas Nazarkos, Merz është një qasje e re ndryshimi në Gjermani, dhe nuk do të thotë që mund të përputhet me ndryshimin në Shqipëri.

Ai ka theksuar se Berisha nga ana e propagandës ka një sintonizim të gjetur, por ai nuk mund të jetë përfaqësuesi i ndryshimit në vendin tonë.

“Berisha me të drejt nga këndvështrimi propagandistik tenton që ta shoh ndryshim elitash qoftë SHBA, qoftë brenda vendeve në kuadër të BE, si një prirje për ndryshim, si një dallgë për ndryshim që do të reflektohet dhe në Shqipëri, ku prej tre mandatesh qeverisë e majta. Por a përputhet kjo me realitetin, a do ta ndjejë këtë ndryshim bujku i Tropojës apo blegtori i Sarandës? Kjo është pak e pasigurtë.

Ky sintonizim i Berishës është i gjetur nga ana propagandistike, por në terma real është shumë e vështirë të besohet që qytetari shqiptar ta shoh këtë ndryshim në Shqipëri dhe përfaqësues të këtij ndryshimi Berisha. Nuk shoh asnjë ngjashmëri midis ardhjes në krye të Gjermanisë së Merz dhe asaj që po ndodh në Shqipëri”, u shpreh Nazarko./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!