Zgjedhjet në Gjermani, çfarë do të ndryshojë në politikën e jashtme?

schedule23:30 - 26 Shtator, 2021

schedule 23:30 - 26 Shtator, 2021

E ndërsa ne ende nuk e dimë se kush do të udhëheqë qeverinë e ardhshme të Gjermanisë, tre partitë më të mëdha kanë plane të ndryshme për marrëdhëniet me fqinjët. Deri tani udhëheq me rezultat të ngushtë kandidati socialdemokrat Olaf Scholz përballë atij të “CDU/CSU” Armin Laschet, por koalicioni i qeverisë nuk formohet pa tre parti.

Lexo edhe: Fituesi, humbësit e mëdhenj dhe skenarët, a do të jetë Gjermania sërish lokomotiva e BE-së?

E vetmja gjë që është e qartë deri tani:

  • Asnjë prej Scholz ose Laschet nuk kanë shumicë dërrmuese
  • Asnjëri nuk ka mandat të qartë për të formuar qeverinë
  • Pa qartësi për koalicionet
  • Në vend të përgjigjeve dhe perspektivave të ardhshme, parashikimet japin vetëm një gjë: pasiguri.

Vështrimet në parimet e tyre të politikës së jashtme:

  • “SPD” është e përkushtuar te NATO, por mbështet krijimin e një ushtrie të BE-së. Ata kanë premtuar të shpenzojnë 0.2% të të ardhurave kombëtare të Gjermanisë në vendet në zhvillim.
  • “CDU/CSU” tha se do të qëndrojë për aleancën e NATO-n dhe të punojnë me partnerët për të forcuar sistemin ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Ata kanë vënë theksin në konkurrimin me Kinën.
  • Partia e “Gjelbër” tha se do të mbështesë NATO dhe vendime të vështira mbi qeveritë autoritare të akuzuara për abuzime të të drejtave të njeriut. Gjithashtu është kundër tubacionit të gazit “Nord Stream 2” dhe armëve bërthamore në tokën gjermane.

/db/Abcnews.al