Zgjedhjet në Gjeorgji, BE bën thirrje për hetim mbi pretendimet për parregullsi

schedule15:24 - 28 Tetor, 2024

schedule 15:24 - 28 Tetor, 2024

BE-ja u bën thirrje autoriteteve zgjedhore të Gjeorgjisë që të hetojnë shpejt, në mënyrë transparente dhe të pavarur “parregullsitë” zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të fituara nga partia pro-ruse në pushtet dhe të kontestuara nga opozita pro unionit evropian.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, theksoi në një postim në X se BE merr parasysh vlerësimin paraprak të procesit zgjedhor nga OSBE dhe i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të tjera kompetence që të hetojnë parregullsitë dhe ankesat zgjedhore.

“Këto parregullsi të supozuara duhet të sqarohen dhe trajtohen seriozisht,” thekson Michel, duke shtuar se Këshilli Evropian joformal që do të mbahet në nëntor në Budapest do të vlerësojë situatën dhe do të përcaktojë hapat e ardhshëm në marrëdhëniet e BE-së me Gjeorgjinë.

“Ne përsërisim thirrjen e BE-së për udhëheqjen gjeorgjiane për të demonstruar përkushtimin e saj të vendosur në rrugën e vendit drejt BE-së”, theksoi presidenti i Këshillit Evropian, duke shtuar se dialogu konstruktiv dhe gjithëpërfshirës në të gjithë spektrin politik tani është parësor.

Më tej, në një deklaratë të përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Komisionit Evropian, theksohet se BE-ja po ndjek nga afër zhvillimet në zgjedhjet parlamentare.

Në veçanti theksohet se “sipas gjetjeve dhe konkluzioneve paraprake të Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve, të udhëhequr nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OEDHR), dita e zgjedhjeve në përgjithësi ishte e organizuar mirë nga pikëpamja procedurale dhe menaxhuar në mënyrë të rregullt, por karakterizohej nga një mjedis i tensionuar, me kompromise të shpeshta të fshehtësisë së votimit dhe disa mospërputhje procedurale, si dhe raporte për frikësimin dhe presionin e votuesve që ndikuan negativisht në besimin e publikut në proces.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!