Zgjedhjet në FRPD, miqësi dhe rivalitet, propozime për akademi konservatore, për familjen e fortë dhe besimin në Zot

schedule14:07 - 23 Shtator, 2022

schedule 14:07 - 23 Shtator, 2022

Rivaliteti e ka mposhtur dëshirën për të treguar solidaritetin mes gjashtë garuesve për kreun e FRPD. Gjashtë kandidatë priten që të zhvillojnë zgjedhjet për kreun e ri të FRPD më datë 1 tetor. Një debat i ndezur është zhvilluar në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, ku të gjashtë kandidatët e ftuar kanë hedhur propozime të ndryshme që nga CV apo lista e kontributeve, trajnimet, stazhi në PD, akademia konservatore, familja e fortë dhe besimi në Zot.

Të gjithë kandidatët në garë, Alesia Balliu, Barbara Doda, Maringlen Doci, Artjon Bajramaj, Besart Xhaferri dhe Arnold Karriqi ishin me një mendje dhe identifikuan si një problem kryesor emigracionin e të rinjve, megjithëse kishte debate të mëdha mes tyre për mënyrën sesi të rinjtë mund të bindeshin për të ndejtur në Shqipëri apo për tu afruar pranë PD.

Një ndasi tjetër ndërmjet kandidatëve u shfaq gjatë debatit për punën e kryer në terren, apo për përqendrimin e financimeve dhe punës së FRPD vetëm në Tiranë.

U propozua krijimi i Akademia Konservatore, si një mënyrë për të pasur një ideologji më të fortë të djathtë, fokusimi te familja, duke qenë konservatorizmi i saj ka në thelbin e saj familjen, atdheun, shtetin, këto janë vlerat, shtet të fortë, familje të fortë.

Kandidatët e vunë theksin se ‘duhet të ndryshojmë mentalitetin e të rinjve sot, të luftojmë vetë që ta ndërtojmë këtë vend, eshte financuar vetëm FRPD e Tiranës, është bërë një punë shumë e dobët’.

Çështja e kontributeve, krijoi një debat tjetër të madh mes kandidatëve, duke vënë theksin te kontakti me terrenin si jashtëzakonisht i rëndësishëm, si baza dhe A-ja e çdo gjëje.

Të gjithë kandidatët vunë në dukje që janë të gjithë miq, por që të vazhdojnë të jenë të tillë, u shprehën që të vazhdojnë të jenë miq, duhet krijuar një garë e ndershme dhe e drejtë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!