Sondazhet më të fundit në Francë tregojnë se e djathta ekstreme mund të bllokohet që të formojë shumicën në parlamentin francez, me Tubimin Kombëtar të Mari Le Pen që nuk do të arrijë këtë të diel që të marrë 289 nga 557 vende në Asamblenë Kombëtare.
Megjithatë Tubimi Kombëtar vijon që të jetë forcë e parë në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare të së dielës sipas asaj që thonë sondazhet.
Në sondazhin e tyre “Opinion Way” thonë se Tubimi Kombëtar i Mari Le Pen mund të marrë nga 205 deri në 230 vende në zgjedhjet e të dielës, Aleanca e Frontit të Ri Popullor e krahu të majtë parashikohet të marr nga 145 deri në 175 mandate ndërsa centristët e Presidentit Emmanuel Macron pritet të marrin nga 130 deri në 162 në Asamblenë Kombëtare.
Tubimi Kombëtar ka deklaruar se po punon për krijimin e një aleance që do ti sigurojë formimin e shumicës qeverisëse. Nëse diçka e tillë ndodh, kjo do të ishte hera e parë që Franca do të kishte një qeveri të ekstremit të dytë që prej Luftës së Dytë Botërore.
Rivalja e presidentit Francez, Marin Le Pen ka hedhur poshtë rezultatet e sondazheve duke thënë se gjithçka po bëhet për të demoralizuar votuesit e Tubimit Kombëtar përpara balotazhit të së dielës.
Le Pen ka deklaruar se është e sigurt që do të jetë Tubimi Kombëtar, forca politike që do të qeverisë Francën pas zgjedhjeve parlamentare të së dielës.
/abcnews.al