Zgjedhjet në Francë, Putin sapo humbi mundësinë për të fituar një aleate të rëndësishme në Perëndim

schedule14:50 - 25 Prill, 2022

schedule 14:50 - 25 Prill, 2022

Me humbjen e Marine Le Pen në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale franceze të dielën, presidenti rus Vladimir Putin mund të ketë humbur mundësinë e tij më të mirë për të fituar partnere të rëndësishme gjeopolitike në Perëndim, shkruan CNN.

Le Pen, historikisht, ka qenë një admiruese e zëshme e Putinit, madje e ka vizituar atë gjatë fushatës presidenciale në 2017. Ajo ka kritikuar vazhdimisht angazhimet e  Francës ndaj Bashkimit Europian dhe NATO-s.

Çdo veprim përgjatë këtyre linjave do të përputhej me qëllimet gjeopolitike të Putinit për të prishur partneritetet dhe aleancat perëndimore, të cilat ai i sheh si kërcënime ekzistenciale për Rusinë.

Po të kishte fituar Le Pen, Putini mund të kishte pasur një partner të besueshëm brenda Europës dhe NATO-s dhe një aleat midis pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, një prej të cilëve është edhe Rusia, raporton abcnews.al.

Le Pen u tërhoq nga mbështetja e saj për Putinin pasi Rusia pushtoi Ukrainën, por në një konferencë për shtyp para zgjedhjeve, ajo tha se dëshironte që Franca të udhëhiqte një qasje të “afrimit strategjik” midis Rusisë dhe NATO-s pas luftës në Ukrainë.

Duke pasur parasysh zemërimin dhe unitetin e Perëndimit në përgjigje të pushtimit të Kremlinit, ka shumë pak gjasa që të dyja palët të gjejnë gjuhën e përbashkët. Gjatë fjalimit të saj të djelën, Le Pen zgjodhi të nxjerrë në pah performancën e saj të fortë, – ajo fitoi 41% të votave.

“Rezultati historik i kësaj mbrëmje na vendos në një pozicion të shkëlqyer”, tha ajo. “Loja nuk ka përfunduar plotësisht.”

Pavarësisht vendimit të saj për të tërhequr mbështetjen për Putinin, pozicionimet e mëparshme të Le Pen dhe vendimi i partisë së saj për të marrë një kredi nga një bankë ruso-çeke disa vite më pare, me siguri ishin arsyeja e humbjes së saj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!