Zgjedhjet në Britani, sondazhe: Konservatorët dhe Sunak po shkojnë drejt katastrofës, Laburistët marrin 493 vende nga 600

schedule11:19 - 1 Qershor, 2024

schedule 11:19 - 1 Qershor, 2024

Konservatorët në Britaninë e Madhe po shkojnë drejt katastrofës pasi një sondazh i ri parashikon se ata do të fitojnë vetëm 66 vende në zgjedhjet e përgjithshme britanike të muajit të ardhshëm.

Sondazhi i më shumë se 10,000 njerëzve tregon se Keir Starmer është në rrugën e duhur për pushtet me një shumicë prej 336 deputetësh.

Ndër emrat e mëdhenj konservatorë që humbën vendet e tyre janë zëvendëskryeministri Oliver Doëden, sekretari i brendshëm James Cleverly dhe sekretari i mbrojtjes Grant Shapps.

Sipas sondazhit, të kryer nga Electoral Calculus and Find Out Noë në emër të GB Neës dhe Daily Mail, Laburistët janë me 46% ose ndryshe 27 pikë përpara Konservatorëve, të cilët janë me vetëm 19%.

Duke folur në numra dhe mandate, kjo do të thotë se laburistët do të marrin 493 vende (nga 600) – pothuajse 300 më shumë se sa fituan në zgjedhjet e 2019-ës. Konservatorët do të bien në vetëm 66 vende, duke i lënë ata me vetëm shtatë deputetë më shumë sesa Liberal Demokratët që kanë 59 vende.

“Keir Starmer fiton një shumicë prej mbi 300 vendesh në Ëestminster. Konservatorët do të kenë më pak se 100 vende. Do të ishin opozita zyrtare, por do të kishin më pak se gjysmën e deputetëve të opozitës – 72 nga 157”, thotë Calculus Electoral.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!