Zgjedhjet në Britani/ Ish-kryeministrja Liz Truss jashtë parlamentit të ri

schedule09:13 - 5 Korrik, 2024

schedule 09:13 - 5 Korrik, 2024

Viktimë e tërbimit të Partisë Konservatore në zgjedhjet britanike ra edhe ish-kryeministrja Liz Truss. Truss, e cila u pasua nga Rishi Sunak, nuk arriti të sigurojë zgjedhjen e saj në zonën elektorale Norfolk South West.

Sipas mediave britanike, Truss humbi mandatin me 630 vota.

Truss mblodhi 11,217 vota, ndërsa kundërshtari i saj nga laburistët, Terry Jeremy, mblodhi 11,847 vota.

/abcnews.al