Zgjedhjet, Mahmutaj: PD në pikiatë, votat kanë kaluar te partitë e vogla

schedule05:43 - 12 Maj, 2025

schedule 05:43 - 12 Maj, 2025

Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se PD ka shkuar në pikiatë në zgjedhjet e 11 majt, me rënie në rang kombëtar.

Në një intervistë për ABC News, Mahmutaj u shpreh se votat e saj kanë kaluar te partitë e vogla.

“PS ka ruajtur të njëjtat kuota si në zgjedhjet e mëparshme. PD të Sali Berishës, e shikojmë në pikiatë. Ky është rezultat paraprak, flitet për 15 përqind të ktuvie, por e tillë do jetë pasqyra e tillë e rezultateve. PS mbetet në elektoratin e saj, PD kemi një lloj rënie, shkon afërsisht 12-13 përqind në rang vendi. Këto vota kanë kaluar te partitë e vogla. PD ka bërë historikisht, të dielën ka shpallur fitoren. Paraditen e së hënës ka bërë festën, pasditen e së hënës thotë narkoregjimi na ka vjedhur”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!