Zgjedhjet, Lorenc Vangjeli: PD nuk fiton dot me Berishën kryetar, Meta po shkon djathtas

schedule14:02 - 7 Tetor, 2022

schedule 14:02 - 7 Tetor, 2022

Zgjedhjet e ardhshme lokale dhe ekuilibrat brenda shoqërisë shqiptare u diskutuan në studion e ABC Live me analistin e njohur Lorenc Vangjeli.

Në bashkëbisedim me gazetaren Sibora Bitri, Vangjeli u shpreh që ka ardhur koha për të gjetur një zgjidhje brenda PD, dhe zgjidhja sipas tij është që ‘Z. Berisha që mundi Bashën, tashmë duhet të largohet, dhe ti krijojë mundësi partisë së tij që të ketë mundësi për të fituar’.

Elektorati i djathtë, sipas Z. Vangjeli ndodhet në një situatë të vështirë, ku nuk është i përfaqësuar në asnjë këshill bashkiak, përveç Shkodrës.

Për analistin Vangjeli, shoqëria funksionon në të njëjtën mënyrë si natyra, kërkon vendosjen e ekuilibrave, dhe pushteti i PS kërkon balancë nga ana tjetër. Partia Lirisë e ka me detyrim të shkojë djathtas, për të krijuar këtë ekuilbër, edhe pse nuk ka asgjë të përbashkët me të djathtën, edhe pse ky ekuilbër është prishur’, tha Vangjeli.