Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 23 qershor për të shqyrtuar kërkesën e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, lidhur më zgjedhjet e 30 qershorit të 2019.
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste nuk u futën në këto zgjedhje, duke i bojkotuar ato. Këta të fundit e kanë çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke i kërkuar shpalljen e pavlefshmërisë së tyre dhe ripërsëritjen.
Njoftimi i plotë:
Seanca: 23 Qershor, 2021
Kërkues: Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, Seancë Plenare. Për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga COVID-19, zhvillimi i seancës plenare do të kryhet pa praninë e publikut.
Subjekti i interesuar: Presidenti Republikës së Shqipërisë, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Avokati i Popullit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Partia Bindja Demokratike.
Objekti:1. Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve. 2. Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.
Kujtojmë se kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, depozitoi në prokurori padinë për shkeljet e kryera në 30 Qershor.
/abcnews.al/