Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet lokale, PS ‘ndez motorët’ e fushatës/ Asambleja propozon Altin Bojnin për bashkinë e Matit

schedule19:44 - 3 Tetor, 2025

schedule 19:44 - 3 Tetor, 2025

Pasditen e sotme, kryeministri Rama mblodhi në një takim në Hotel Tirana përfaqësues të strukturave të partisë Socialiste. Në fokus të këtij takimi, është angazhimi i të gjithë aktorëve në zgjedhjet lokale të 9 nëntorit, ku prioritet do të jetë bashkia më e madhe në vend, ajo e Tiranës.

Sakaq, Asambleja e PS në Mat ka propozuar një emër në rradhët e socialistëve për drejtimin e bashkisë së Matit. Altin Bojni, është propozimi i socialistëve ku emri i tij do t’i përcillet kryesisë së partisë për konfirmim. Bojni aktualisht mban postin e drejtorit të Shëndetit Publik. Profesioni i tij është financier dhe më parë ka mbajtur postin e drejtorit të Postës dhe drejtor i Burgut të Burrelit.

/ abcnews.al /



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!