Australia do të mbajë këtë të shtunë zgjedhjet lokale. Politikanët janë fokusuar në fushatë ndërsa në këto zgjedhje ka edhe një kandidat të veçantë për këshillin e qytetit Gold Coast.
Ryan Bayldon Lumsden, i cili mban aktualisht rolin e këshilltarit bashkiak po kërkon të rizgjidhet në këtë post. Teksa bën fushatë në terren në kyçin e këmbës së tij poshtë pantollonave fshihet një byrzylyk elektronik që lejon policinë që të gjurmojë lëvizjet e tij.
31 vjeçari akuzohet se ka vrarë njerkun e tij në shtëpinë e familjes në gusht të vitit të shkuar, por për momentin institucionet e drejtësisë në Australi nuk kanë dhënë më shumë detaje.
Avokatët e Ryan Bayldon Lumsden kanë treguar se 31 vjeçari do të vetëdeklarohet i pafajshëm në dëshminë e tij përballë gjykatës. Gjykata e Lartë në Queensland i dha Lumsden lirimin me kusht, një mundësi kjo që i lejoi atij të merrtje pjesë në mënyrë aktive në fushatën elektrorale.
31 vjeçari sipas medias britanike BBC është ndoshta vetmi Australian që lufton në një betejë poltike ndërsa mbi të rëndojnë akuza për vrasje. Pasi nisën hetimet për vrasje Ryan Bayldon Lumsden u pezullua nga detyra e tij si këshilltar bashkiak por megjithatë ai vijoi të merrte pagën e tij.
31 vjecari thotë se të gjithë ata që besojnë në demokraci do ta votojnë atë, por qytetarët në Gold Coast mendojnë se rikandidimi i tij është egoist, i çuditshëm dhe i padrejtë.
/abcnews.al