Zgjedhjet lokale, Bilall Kasami kryetar i Tetovës: Që nesër filloj me punë

schedule23:20 - 31 Tetor, 2021

schedule 23:20 - 31 Tetor, 2021

Bilall Kasami i Lëvizjes Besa, doli fitues në përballjen me kryetaren e deritashme të Tetovës, Teuta Arifi, të Bashkimit Demokratik për Integrim. Arifi pranoi humbjen dhe duke folur nga selia e BDI-se i uroi sukses rivalit të saj politik, Kasami dhe ekipit të tij. Sipas rezultateve ende jozyrtare, Bilall Kasami ka rreth 1,700 vota epërsi ndaj rivales së BDI-së, Arifi. Megjithatë, BDI-ja e konsideron veten si fituese absolute të këtyre zgjedhjeve.

Sonte nga sheshi i Tetovës Kasami tha se për mbështetjen e madhe të cilën ka marrë do tua kthejë me punë për një jetë më të mirë në katër vitet e ardhshme.

“Nuk dëshiroj të flas shumë pasi na pret shumë punë, dëshiroj t’i përshëndes të gjithë qytetarët e Tetovës të cilët më mbështetën të gjithë aktivistët pa dallim të përkatësisë etnike, partiake ose fetare për mbështetjen e tyre. Kjo mbështetje është e madhe dhe prandaj unë ua kam borxh punën 24-orëshe me çka presim për katër vite Tetova të jetë vend më i mirë për të jetuar. Të gjitha këto projekte të cilat janë pjesë e programit u garantoj se do të realizohen dhe shpresojmë se pas katër vitesh Tetova do të jetë vend më dinjitoz për të jetuar. Edhe njëherë u shpreh falënderim të madh të gjithë qytetarëve të të gjitha partive politike, të të gjitha grupeve etnike dhe religjioze që më mbështetën dhe me këtë më dhanë një obligim të madh për të punuar së bashku me të gjithë për Tetovën”, tha Bilall Kasami.

Ai tha se do t’i realizojë projektet që i ka premtuar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!