Zgjedhjet lokale, Alibali: Grupi ‘Alibeaj’, pak gjasa që të ketë kandidat të përbashkët me Berishën

schedule14:14 - 6 Tetor, 2022

schedule 14:14 - 6 Tetor, 2022

Zhvillimet e fundit brenda kampit opozitar janë komentuar nga pedagogu dhe analisti Neritan Alibali si një nxitje edhe nga faktori ndërkombëtar.

Në një bisedë në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, Alibali u shpreh që forcat opozitare të drejtuara nga Berisha dhe Meta me sa duket kanë hequr dorë nga revolucionet dhe protestat e vjeshtës. Kjo gjë sipas tij është komentuar si një lajm i mirë, gjë e cila e kanalizon elektoratin drejt kutive të votimit, dhe i përgatit për zgjedhjet lokale.

Pas një analize të detajuar të lëvizjeve të fundit të ndërkombëtarëve në Tiranë, ku ka pasur edhe kritika të ashpra ndaj qeverisë për aministinë fiskale apo reformën administrative.

Neritan Alibali, i komentoi këto lëvizje si mbështetje për grupin ‘Alibeaj’, të cilat e kanë rivitalizuar këtë grup. Sipas tij, është kjo mbështetje e ndërkombëtarëve e cila e ka nxitur dhe Z. Berisha që ti zgjasë dorën për bashkëpunim Enkeled Alibeajt.

Por sipas gjykimit të tij, Alibeaj ka dëshirë të dalë më vete, dhe me kandidatë të vetin. Edhe procesi i primareve brenda PD, për Neritan Alibalin do të shkaktojë shumë pakënaqësi dhe opozita do të ketë shumë të vështirë të shpërbëjë makinën elektorale që kryeministri Rama ka krijuar, që nga lista e patronazhistëve. /abcnews.al