Zgjedhjet franceze, presidenti brazilian përshëndet fitoren kundër ekstremizmit të djathtë

schedule08:32 - 8 Korrik, 2024

schedule 08:32 - 8 Korrik, 2024

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva ka përshëndetur triumfin “kundër ekstremizmit” në Francë pasi e majta pengoi të djathtën ekstreme të fitonte në raundin e dytë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Jam shumë i lumtur për këtë demonstrim të madhështisë dhe pjekurisë së forcave politike të Francës, të bashkuara kundër ekstremizmit”, ka thënë ai përmes X.

Rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve parlamentare në Francë ishin surpriza dhe skenari më i papritur.

Fronti i Ri Popullor, një koalicion i të majtës u rendit forcë e parë duke dërguar në vendin e tretë Tubimin Kombëtar të Marine Le Pen, forcën politike që sondazhet deri në minutën e fundit të mbylljes së procesit zgjedhor e tregonin fituese të këtyre zgjedhjeve.

Ndërsa rezultatet finale priten në orët e para të mëngjesit të së hënës sondazhet tregojnë se Fronti i Ri Popullor duke përfshirë të majtën ekstreme do të arrijnë që të sigurojnë në Asamblenë kombëtare nga 177 në 192 vende.

/abcnews.al/