Zgjedhjet e prillit, Mediu: Nuk kemi kohë, opozita duhet të ketë një platformë të përbashkët politike

schedule12:43 - 13 Nëntor, 2020

schedule 12:43 - 13 Nëntor, 2020

Kryetari i Partisë Republikane këtë të premte në një intervistë për ABC ka dhënë detaje në lidhje me përgatitjet e opozitës për zgjedhjet e 25 prillit.

Mediu në një intervistë me gazetaren Juli Xhokaxhi është shprehur se e rëndësishme është që opozita e bashkuar të ketë një platformë të qartë politike për qytetarët.

Ndër të tjera ai është shprehur se është e rëndësishme që opozita përmes një programi të përbashkët politik të krijojë mbështetjen dhe besimin te shqiptarët për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.

“Që në 2013 ish kryeministri Berisha theksoi se Rama ka përdorur shumë elementë kriminal për të fituar zgjedhjet dhe kjo u vertetua pasi ai e mbushi parlamentin me njerëz të tillë. Gjithashtu një gjë e tillë u vertetua edhe në zgjedhjet e 2017 kur me bashkëpunimin e bandave kriminale ai fitoi. Është i vetmi kryeministër që nuk ka bërë reformë zgjedhore pavarësisht kërkesës së ndërkombëtarëve. Dhe kjo që tashmë është reformë zgjedhore është vetëm një ndryshim kushtetues ligjor që nuk i lejon shqiptarët që të organizohen mes vetes për tu përballuar me një regjim të tillë. Rama ka marrë një qëndrim të prerë ndaj shqiptarëve dhe jemi vendi që po largohemi gjithnjë e më shumë nga BE në ndryshim nga Maqedonia e Veriut. Rama ka shkatërruar, qeverinë, parlamentin ka shkatërruar prokurorinë.

Opozita duhet që të gjejë çdo mënyrë për të përballuar këtë situatë dhe ajo që nevojitet është raporti i drejtë me shqiptarët, që të ketë një platformë të qartë për të gjithë për të dhënë qartë mundësitë që ka Shqipëria për tu bërë vend anëtarë të BE. Unë jam i bindur që Shqipëria i ka të gjithë mundësitë për tu bërë anëtare por e rëndësishme është që të ketë një qeverisje të drejtë. Idetë e qarta janë të rëndësishme në ecurinë e qeverisjes. Qeverisja duhet të përcaktohet jo vetëm si shfaqje e lidershipit politik por e një marrëdhënie në historinë  e së djathtës dhe me persona që kanë aftësi që të krijojnë politika për ti dhënë vendit një hap sa më të drejtë drejt të ardhmes.

Organizimi elektoral i opozitës për të identifikuar votuesit dhe garantimi i tyre për transparencë, të gjithë forcat e opozitës duhet të jenë të bashkuara dhe deri më tani ne e kemi treguar një gjë të tillë. Tashmë duhet që të ecim drejt për në zgjedhje siç është rasti që PD-ja ka një marrëveshje me CDU në gjermane duhet që të konsultohet dhe në lidhje me interesat e partive të tjera të opozitës”, është shprehur ai.

Ndër të tjera ai thekson se është e rëndësishme që opozita  të mos humbë më kohë, por të jenë të bashkuar.

Unë besoj se jemi njerës dhe parti të ndryshme politike. PR mbart një shqetësim që i intereson edhe PD-së Rama ka filluar bashkëpunimet me grupet kriminale kërcënim ndaj të gjithëve për të marrë sërish zgjedhjet. Ne nuk duhet të humbasim kohë jemi të ndarë në interesa politike, por jemi të bashkuar në interesin më të madh në atë të Shqipërisë. Me kodin elektoral elektoral një deputet në vete dhe një në koalicion do të njëjtin numër votash. Ne nuk duhet të kemi vetëm qëllim politik por dhe të përbashkët. Një gjë që duhet të na bërje të arsyeshëm është qëllimi që të ndërtojmë një shtet Evropian dhe jo një shtet të korruptuar”, ka thënë ai.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!