Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet e pjesshme vendore, Rada: Opozita e papërgatitur, nuk do që të sillet si alternativë

schedule23:41 - 2 Tetor, 2025

schedule 23:41 - 2 Tetor, 2025

Gazetari Ardit Rada thotë se opozita është e papërgatitur për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 9 nëntor.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Rada u shpreh se opozita nuk do që të sillet si alternativë.

“Amullia qëndron gjithmonë në krahun e opozitës. Shohim një opozitë të papërgatitur për të hyrë në zgjedhjet e pjesshme. Nga ana tjetër, pse e veçoj opozitën. Sepse ne nga opozita presim shembullin në qeverisje. Fakti që opozita ka kërkuar largimin e Veliajt që nga shkurti, do të thotë që nuk ka qenë e sinqertë apo e përgatitur për një skenar që do shkonte në zgjedhje. Po për 5 bashkitë e tjera kush janë kandidatët? Unë nuk besoj te një bashkim i sinqertë i opozitës.”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!