Ka nisur me vonesë procesi i numërimit të votave në bashkinë e Lushnjes. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se numërimi ka filluar në KZAZ 55.
Procesi ishte parashikuar të niste në 22:30, por numëruesit kanë mbërritur me vonesë. Numërimi ka nisur më herët në Rrogozhinë, dhe pak minuta më parë në Shkodër.
Sakaq, KQZ ka shpallur rezultatin final në bashkinë e Vorës, e cila u mor nga Partia Socialiste, ndërsa ndiqej nga “Shtëpia e Lirisë” dhe i treti ai i PD. /abcnews.al