Zgjedhjet e pjesshme në Himarë/ Presidenti Begaj thërret në takim kreun e KQZ

schedule15:29 - 5 Korrik, 2024

schedule 15:29 - 5 Korrik, 2024

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka thirrur në një takim kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashin, pasi institucioni që ky i fundit drejton i hoqi mandatin Fredi Belerit si kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë.

Më herët, Këshilli i Ministrave iu drejtua me një shkresë kreu të shtetit, të cilit i kërkoi të caktojë datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë Himarë.

Gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja, raporton se takimin mes Begajt dhe Celibashit, ka zgjatur për rreth një orë.

Pas kësaj lëvizjeje, kreu i shtetit pritet të dekretojë një datë zgjedhjesh në Bashkinë Himarë./ abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!