Zgjedhjet e pjesshme në Himarë/ KQZ cakton një monitorues për 36 qendra votimi

schedule12:15 - 15 Korrik, 2024

schedule 12:15 - 15 Korrik, 2024

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka caktuar një monitorues për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Himarës, që do të mbahen më 4 gusht.

Bashkia e Himarës ka 36 qendra votimi.

“Ideja është për të pasur një moniturues, për të caktuar një monitorues për fushatën e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar të Bashkisë Himarë, data 4 gusht 2204. Mirë, dakord. Vendosim sipas këtij propozimi”, theksoi kryekomisioneri Ilirjan Celbashi gjatë fjalës së tij.

Në Himarë, kandidojnë Vangjel Tavo nga mazhoranca dhe Petro Gjikuria nga opozita./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!