Anketat e opinionit publik tregojnë se për herë të parë, partia e Marine Le Pen mund të marrë shumicën e votave në zgjedhjet e 30 qershorit dhe 7 korrikut, por jo të mjaftueshme për të qeverisur e vetme në Francë.
Zgjedhjet e parakohshme do të zhvillohen në dy raunde, më 30 qershor dhe 7 korrik, tre javë pasi partia Bashkimi Kombëtar triumfoi në zgjedhjet për Parlamentin Europian.
Lidhur me situatën politike në Francë ka folur për “360 Gradë”, ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enika Abazi, e cila ka deklaruar se ngjarjet janë më të kompikuara sesa duken.
Ajo ka theksuar se ngjarjet e zhvilluara në Francë, i kujtojnë ngjarjet politike në Shqipëri me vulën dhe godinën.
“Deri diku është e saktë. Ngjarjet janë edhe më të komplikuara se sa duken, pasi zhvillimet janë shumë të shpejta, në lidhje se çfarë po ndodh me të djathtën. Duhet të themi që u propogandua dje arritja e një marrëveshje, nëpërmjet republikanëve, partisë së Sarkozy dhe Frontin Nacional. Por në të njëjtën kohë, kjo marrëveshje u denoncua nga figurat kryesore të Partisë Republikane. Kjo ishte një iniciativ sipas tyre, e veçantë, e padeklaruar nga kryetari i partisë në këtë moment.
Këto figura bën një mbledhje dhe deklaruan që vendimi që kishte marrë kryetari i partisë ishte i pakëshilluar dhe që ata në asnjë mënyrë nuk do të donin të kishin një aleat në Frontin Nacional. Ngjarjet e zhvilluara më kujtojmë pak ngjarjet e Shqipërisë me vulën dhe godinën, pasi kryetari është mbyllur në godinë dhe ata po organizohen që ta nxjerrin nga godina e partisë”, u shpreh Abazi./abcnews.al