Zgjedhjet e parakohshme në Bullgari do të mbahen më 9 qershor

schedule10:32 - 9 Prill, 2024

schedule 10:32 - 9 Prill, 2024

Presidenti bullgar Rumen Radev emëroi sot një qeveri të përkohshme nën kryeministrin Dimitar Glavçev dhe caktoi 9 qershorin si datë për zgjedhje të parakohshme, thuhet në një deklaratë të Presidencës.

Zgjedhjet parlamentare pritet të përkojnë me zgjedhjet europiane.

“Ne duhet të jemi një garantues i stabilitetit, nuk mund të lejojmë që vendi ynë të përfshihet në një krizë parlamentare dhe të jemi peng i ambicieve dhe dëshirave partiake,” tha Glavtsev gjatë ceremonisë së inaugurimit të qeverisë së përkohshme.

Bullgaria, anëtarja më e varfër e BE-së dhe një nga vendet më të korruptuara të bllokut, është tronditur nga paqëndrueshmëria politike pas protestave kundër korrupsionit në vitin 2020.

Gjatë muajit të kaluar, ministrja e Jashtme Marija Gabriel dështoi të formonte një qeveri pas dorëheqjes së kryeministrit Nikolai Denkof të Partisë Ndryshim i Vazhdueshëm (PP) më 5 mars.

Denkov dha dorëheqjen për të lejuar partinë Qytetarët për Zhvillimin Evuropian të Bullgarisë (GERB) të drejtojë qeverinë për nëntë muaj, siç ishte rënë dakord pas zgjedhjeve të vitit të kaluar.

Ai gjithashtu hodhi poshtë propozimin e Radev për të tentuar formimin e një qeverie. Në zgjedhjet e prillit të kaluar, GERB doli në krye, duke siguruar 69 vende në parlamentin prej 240 vendesh.

Blloku nën PP siguroi 64 mandate. Sipas Kushtetutës, parlamenti i Bullgarisë nuk ka nevojë të shpërndahet përpara mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!