OSBE-ODHIR hap thirrjet për aplikime për vëzhgues në zgjedhjet e 25 Prillit. Me anë të një postim në faqen e saj zyrtare, prezenca e OSBE në Shqipëri njofton se misioni i vëzhgimit do të funksionojë në mënyrë të pavarur sipas mandateve specifike.
“Zgjedhjet e 25 prillit do të vëzhgohen nga një mision i OSBE/ODIHR-it. Aplikoni për t’u bërë pjesë e stafit mbështetës të tij! Pozicionet e lira dhe mënyrën e aplikimit i gjeni në linkun e mëposhtëm.
*Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të funksionojnë në mënyë të pavarur, sipas mandateve të tyre specifike”, thuhet në njoftim./mv.abcnews.al
Për të aplikuar KLIKONI KËTU