Dy partitë më të mëdha të vendit, PD dhe PS do të hapin pasditen e sotme zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.
Ashtu si është bërë e ditur, e para nisjen e fushatës do ta organizojë Partia Demokratike. Ata do të pozicionohen në sheshin “Nënë Tereza” ndërsa hapja do të nis në orën 17:00.
Po jo shumë larg që aty, në sheshin “Skënderbej” në orën 18:00, do të jetë Partia Socialiste që do të hap zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.
Në një kohë ku pandemia ka kufizuar grumbullimet e njerëzve, pritet që në këto takime të marrin pjesë edhe drejtuesit e qarqeve për partitë përkatëse duke respektuar rregullat e distancimit fizik.