Zgjedhjet e 25 Prillit, nesër miratohet fleta e votimit

schedule22:31 - 29 Mars, 2021

schedule 22:31 - 29 Mars, 2021

Ditën e nesërme do të miratohet fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit. Do të jetë komisioni Rregullator që do të mblidhet ditën e Martë, datë 30.03.2021 në orën 17:30 ku edhe do të vendose se cila fletë votimi do të jetë përfundimtare dhe do të përdoret në zgjedhjet e 25 prillit.

Kujtojmë se KQZ ka prezantuar 4 variante të fletës së votimit. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ftuar në Radarin Informativ përballë gazetares Jonida Shehu disa ditë më parë përjashtoi mundësinë që emrat të vendosen në një fletë votimi “A3”, pasi vetëm në Tiranë llogaritet që të jenë qindra kandidatë, pasi në garë janë 12 subjekte me nga 36 kandidatë, pa llogaritur të pavarurit.

Ndërkohë prej disa ditësh në faqen e KQZ në rrjetet sociale është aktiv një sondazh ku janë ftuar qytetarët që të votojnë versionin  e tyre të preferuar të fletës së votimit. Nuk dihet ende nëse ky votim do të merret për bazë gjatë mbledhjes së nesërme.

Njoftimi: 

Të nderuar kolegë,

Komisioni Rregullator ditën e Martë, datë 30.03.2021 në orën 17:30 zhvillon mbledhje.

Rendi i ditës, shqyrtimi i projektvendimeve:
1. “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zonën zgjedhore Qarku Berat, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
2. “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zonën zgjedhore Qarku Dibër, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
3. “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zonën zgjedhore Qarku Durrës, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
4. “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zonën zgjedhore Qarku Elbasan, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
5. “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zonën zgjedhore Qarku Fier, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
6. “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zonën zgjedhore Qarku Gjirokastër, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
7. “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zonën zgjedhore Qarku Korçë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
8. “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zonën zgjedhore Qarku Kukës, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
9. “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zonën zgjedhore Qarku Lezhë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
10. “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zonën zgjedhore Qarku Shkodër, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
11. “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zonën zgjedhore Qarku Tiranë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
12. “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zonën zgjedhore Qarku Vlorë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.​

E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!