Zgjedhjet e 25 Prillit, Meta: Ushtroni të drejtën e votës, policia të distancohet nga politika 

schedule20:25 - 17 Prill, 2021

schedule 20:25 - 17 Prill, 2021

Presidenti Ilir Meta i kërkoi qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 Prillit. Ai deklaroi se askush nuk duhet të heqë dorë nga e drejta për të shprehur vullnetin politik. Kreu i shtetit bëri apel që askush të mos bëjë kompromis për votën.

“Kjo javë duhet të shoqërohet nga një klimë zgjedhore më e qetë dhe më bashkëpunuese. Ftojmë politikanët dhe qytetarët të distancohet nga fenomenet që nxisin dhunën dhe dëmtojnë këtë proces historik. Qytetarët duhet t’i drejtohet qendrave të votimit dhe të refuzojnë përpjekjet që kërkojnë shtrembërimin e vullnetit tuaj. Ata që tentojnë t’iu blejnë votat duan që t’ju përzënë fëmijët. Kam besim se do refuzoni ata që duken dhe ata që fshihen sidomos ata që dalin natën. Familja juaj ka nevojë për t’u ndjerë të përfshirë.

Këto nuk mund të garantohen nga ata që mbërrijnë në kuvend përmes blerjes. Çdo qytetar të votojë i lirë për të zgjedhur atë që mendon se i përfaqëson më mirë. E ardhmja jonë e përbashkët për 100 vitet që vijnë nuk mund të blihet. Ne e kemi vendosur që e ardhmja jonë është vetëm demokracia. Këtë të ardhme duhet ta ruajmë dhe forcojmë duke marrë pjesë masivisht në zgjedhje.

Asnjë pushtet nuk është më i fortë se vota e lirë. Çdo pushtet buron vetëm prej saj. Sa më i plot të jetë vullneti i popullit, aq më të ndëshkueshëm janë ata që duan të cenojnë. Kushdo që do dalë fitues të gëzojë legjitimitetin. Nuk mundet ta humbisnin këtë mundësi edhe nëse e keni të vështirë për të zgjedhur. Mos harroni që vota është edhe një mjet ndëshkimi. Të verifikojmë kartat dhe qendrat tona të votimit. Një thirrje të veçantë e kam për policinë. Distancohuni nga politika dhe mos u keqpërdorni si në zgjedhjet e Dibrës dhe Shijakut”, tha Meta./mv.abcnews.al