Në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, Enkelejd Alibeaj, nismëtar “Djathtas 1912”, foli për zgjedhjet parlamentare duke u ndalur edhe te Vota e Diasporës.
Sipas tij mënyra e zgjedhur për të votuar shqiptarët jashtë vendit, nuk ishte ajo e duhura. Alibeaj nënvizoi se në një proces kaq të rëndësishëm do të duhej të zgjidhej një sistem që do të ruante fshehtësinë e votës.
“Të gjitha problemet i kemi ngritur shumë më herët. Votimi me postë edhe me para që do t’i paguajë shqiptari jashtë besoj që është një mënyrë që palët e kanë pasur në mendje që ta konsiderojnë si një plaçke elektorale. Kaq shpejt e kaluan dhe dolën edhe problemet me çështjen e afateve apo edhe dokumentacionin. Unë e quaj pazar sepse vazhduan jashtë syve publikut dhe parlamentit të jepnin dhe të merrnin me njëri tjetrin. Pra për një proces kaq të rëndësishëm, me një sistem që duhet të ruante fshehtësinë e votës”, tha ndër të tjera Enkelejd Alibeaj.
/abcnews.al/