Zgjedhjet 2023/ 80% e grekëve votuan jashtë vendit  

schedule09:22 - 21 Maj, 2023

schedule 09:22 - 21 Maj, 2023

Procesi zgjedhor për grekët jashtë në të gjithë botën shkoi pa probleme dhe me një pjesëmarrje të madhe të votuesve të regjistruar.

Deri të dielën në mëngjes, pjesëmarrja e votuesve arriti në 80%. Siç raportoi për “National Herald” Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Nju Jork, Dinos Konstantinou, procesi nisi dhe përfundoi pa probleme.

Sipas informacioneve, 359 nga 506 votues të regjistruar kanë ardhur në Konsullatën e Përgjithshme të Nju Jorkut. Në të njëjtën kohë, procesi i votimit të emigrantëve grekë në Gjermani përfundoi si në pjesën tjetër të Europës.

Në Gjermani ishin në funksion 17 qendra votimi në 15 qytete për 3326 votues, me numrin më të madh në Berlin, ku ishin regjistruar 679 dhe në Mynih, me 627 të regjistruar.

Votimet shkuan pa problem në Gjermani, Francë dhe Britani.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!