Florian Kamberi është jashtë planeve të St Gallen në Zvicër. Sulmuesi është aktivizuar vetëm në tetë ndeshje në këtë sezon, ndërkohë që ende nuk ka shënuar gol. Largimi është në prag dhe trajneri Peter Ziedler e ka thënë qartazi që është zgjedhje e pestë.
“Ai ka të tjerë para tij, janë katër sulmues në radhë përpara tij. Në ndeshjet e mbetura gjatë këtij muaji ai nuk do të luajë. Ne e kemi diskutuar diçka të tillë këtë”, është shprehur Ziedler.
Nau.ch raporton se Bochum, klub qq garon në Bundesliga 2, është në bisedime për ta huazuar Kamberin. Sulmuesi ka luajtur edhe më parë në Gjermani, me skuadrën e Karlsruher. Bochum renditet në vendin e dytë dhe po tenton rikthimin në elitën e futbollit gjerman. /abcnews.al