Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një lajm të mirë zgjedhjen e Ursula von der Leyen në krye të Komisionit Evropian. Përmes një postimi në profilin e tij në Fejsbuk, Rama ka vlerësuar në veçanti prirjen europiane të politikanes gjermane. “Lajm i mirë për Europën, por edhe për Shqipërinë që pas votimit të sotëm, në krye të Komisionit Europian do të jetë Ursula von der Leyen, një grua e spikatur dhe një europesite e palëkundur”, është shprehur Rama./ABC News Albania 24/7
Zgjedhja Ursula von der Leyen, Rama: Lajm i mirë për Shqipërinë
schedule23:00 - 16 Korrik, 2019
schedule 23:00 - 16 Korrik, 2019


