“Zgjedhja e Prishtinës si vizitë e parë në rajon, anomali”, Nazarko: Mickoski erdhi në pushtet përmes nacionalizmit maqedonas. Ja ku gaboi BDI

schedule20:12 - 25 Nëntor, 2024

schedule 20:12 - 25 Nëntor, 2024

Analisti Mentor Nazarko thotë se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Miskoski arriti që të merrte një përqindje të madhe të votave duke ‘luajtur’ me nacionalizmin. Në emisionin “Real Story”, Nazarko u shpreh se gabimi që bëri BDI e Ali Ahmetit rriti nacionalizmin në RMV.

Ai e cilësoi si një ‘anomali’, faktin që Mickoski zgjodhi Prishtinën si vizitën e tij të parë në rajon.

“Taravari, si argument për të demonstruar që zoti Mickoski është dikush që nuk ka qasje anti shqiptare, përmendi faktin që vizitë e parë të tij e bëri në Kosovë dhe po ashtu zoti Kurti e vizitoi pas zgjedhjes së tij si kryeministër. Në të vërtetë është anomali. VMRO është parti që erdhi në pushtet me sloganin Maqedonia e maqedonasve. E kishte etnik se BDI e teproi në gjykimin tim, dhe ky ishte një nga shkaqet që rriti nacionalizmin maqedonas me sloganin presidenti shqiptar, kryeministri dhe kryetari i parlamentit shqiptar dhe rriti frikën e votuesit maqedonas të mesëm, se shqiptarët pasi morën Kosovën, do të marrin edhe Shkupin. Kjo ishte retorikë e tij, vjen nga një prehistori e paraardhësit të vet Gruevskit që ka një rekord, që nuk është më i mirë, në raportin e marrëdhënieve ndëretnike dhe po ashtu është paragjykuar. Mickoski është figurë që duke kalëruar nacionalizmin maqedonas ka arritur të marrë shifra me afro 50 përqind dhe duket që në të vërtetë ka shmangur variablat etnike në ligjërimin publik por ama në emër të tij janë duke folur institucionet, gjykata kushtetuese, presidentja që po përdor gjuhë të ashpër ndërkombëtarisht dhe ajo thjesht po mbledh frutet e një angazhimi të tillë dhe ndërkohë, shkon dhe viziton Kosovën. Kur Mickoski i përket një partie të djathtë, Kurti një të majtë. Mund të kishte marrëdhënie të mira me LSDM që ishte e majtë gjithashtu, Kurti zgjodhi që edhe duke mbështetur VLEN të mbështesë Mickoskin dhe shumë prej fjalive që thanë në këtë takim të përbashkët, ishte ndihmë e madhe për Mickoskin. Kjo është anomali se si ka mundësi që Mickoski zgjedh Prishtinën në rajon si vizitë të parë…”, tha Nazarko./abcnews.al