Sekretari i përgjthshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat është shprehur se zgjedhja e dy anëtarëve të reja të Gjykatës Kushtetuese është një puç kushtetues kundër drejtësisë së pavarur.
Gazment Bardhi thekson se PD dënon projektin e rilindjes për të kapur Gjykatën Kushtetuese.
“Me porosi të Ramës u vu në jetë një puç kushtetues kundër drejtësisë së pavarur nga politika. PD mbështet një gjykatë kushtetuese funksionale dhe të pavarur, por kurrsesi kjo që ndodhi sot. PD dënon projektin e Ramës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Rama përmes KED ka paracaktuar anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi Bardhi.
“Kjo nuk është çështje emrash, por e besueshmërisë dhe integritetit të vetë Gjykatës Kushtetuese”, tha Bardhi./abcnews.al