Zgjedhja e Begajt si President, Minxhozi: Ramës i duhej një figurë e paatakueshme politikisht

schedule21:57 - 6 Qershor, 2022

schedule 21:57 - 6 Qershor, 2022

“Mjeku Gjeneral që u bë President”, kjo ishte tema e emisionit “Log.” në Abc e gazetarit Endri Xhafo, mbrëmjen e së hënës.

Të ftuar për të folur për këtë temë ishin analistët Artur Zheji, Mentor Nazarko, Skënder Minxhozi, si dhe gazetari Blendi Kasmi.

Për Minxhozin zgjedhja e Bajram Begajt si president i ri i vendit, është bërë me kalkulime nga ana e Ramës.

Sipas tij Ramës i duhej një figurë që të mos jetë e atakueshme politikisht, pasi ka qenë i papërfshirë. Ndërsa për Kasmin një Shef Shtabi nuk duhet të bëhej kurrsesi President Republike.

Pjesë nga diskutimi:

Minxhozi: Rama ka bërë një kalkulim që në këtë fushë tallaze3sh, ku në shtator Meta zbret në fushë dhe bëhet me Berishën, më duhet një personazh që në fillimet e tij politike të jetë i paatakueshëm. Duke hequr faktin që do të duhej të ishte një politikan në fund të karrierës. Meqë nuk është i tillë, unë mendoj se Shefi i Shtabit nuk stonon në këtë moment. Për mua nuk kërcet fakti që një Shef Shtabi t’i propozohet për tu afruar në një nivel shumë të lartë. Mesa unë di është mbi anëtarët e Këshillit të Minsitrave Shefi i Shtabit. Pra ai është në një nivel shumë të lartë.

Kasmi: Gjeneral ka patur dhe Amerika, por kanë bërë luftëra.

Minxhozi: Ti do ta vësh kusht që duhet bërë luftë që të bëhesh President.

Kasmi: Ky shef Shtabi tani që u bë president, dy ditë më parë kishte Sazanin në flakë.

Minxhozi: Po mirë Berisha dhe Nano që zgjodhën një president ushtarak?

Kasmi: Për mua gabim kanë bërë.

/Abcnews.al/