Kolegji i Lartë Gjyqësor ka njoftuar se ditën e nesërme do të hidhet shorti për tetë gjyqtarët që do të jenë pjesë e Kolegjit Zgjedhor.
Sipas KLGJ shorti për përzgjedhjet, do të organizohet pranë ambienteve tek ”Poli i Drejtësisë”.
Shorti do të jetë transparent dhe i hapur për publikun, përfaqësuesit e KQZ si dhe partitë politike, teksa në garë janë mbi 20 gjyqtarë të Shqipërisë.
Kolegji i Zgjedhur që do të përzgjidhet me short do të vlerësojë zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit 2021 si dhe gjithë ankesat nga subjektet politike mbi shkeljet e mundshme në procesin zgjedhor.
Njoftimi:
Këshilli i Lartë Gjyqësor mbështetur në nenin 146 të Kodit Zgjedhor (i ndryshuar), si dhe në zbatim të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11700, datë 06.09.2020 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin”do të organizojë, ditën e martë, datë 8 shtator 2020, ora 17:00, pranë ambienteve të tij, në adresën Godina “Poli i Drejtësisë” (Rr. ‘Ana Komnena), hedhjen e shortit për përzgjedhjen e tetë gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor.
Shorti do jetë i hapur dhe në prani të publikut, përfaqësuesve të KQZ, partive politike, organizatave jofitimprurëse me veprimtari në fushën e zgjedhjeve dhe drejtësisë.
Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, Këshilli i Lartë Gjyqësor kërkon bashkëpunimin tuaj duke sjellë si të pranishëm vetëm një përfaqësues gjatë hedhjes së shortit.
N.D./abcnews.al