Rinovim i rëndësishëm tek Interi. Samir Handanovic, portieri dhe kapiteni i ekipit zikaltër, ka zgjatur bashkëpunimin me klubin italian sipas raportimeve të Sky Sport.
Slloveni 36-vjeçar kishte kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm, teksa drejtuesit i kanë ofruar zgjatjen me një tjetër vit, propozim që është pranuar nga “gardiani”.
#Handanovic, rinnovo firmato con l’@Inter fino al 2022 @SkySport #calciomercato
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) September 7, 2020
Handanovic zbarkoi në Milanon zikaltër në vitin 2012 nga Udinese. Me kalimin e kohës u kthye në titullar fiks dhe lider të Interit, portën e të cilit do e mbrojë deri në verën e vitit 2022. /abcnews.al