Zëvendësuesi i Van Dijk, Liverpool gati t’i “rrëmbejë” Milanit objektivin

schedule21:17 - 25 Tetor, 2020

schedule 21:17 - 25 Tetor, 2020

Liverpool po pret me padurim merkaton e janarit për të siguruar një qendërmbrojtës. Virgil Van Dijk pësoi një dëmtim të rëndë në ligamentin e gjurit dhe do të qëndrojë shumë kohë jashtë.

Holandezi pritet të kthehet në fundin e sezonit, teksa Jurgen Klopp ka piketuar prej ditësh pasardhësin e tij. I përzgjedhuri i trajnerit gjerman të “The Reds”, është Ozan Kabak.

20-vjeçari turk (4 ndeshje me kombëtaren) është pjesë e Schalke 04, teksa për të interesohet edhe Milani. Drejtuesit e kampionëve të Anglisë kanë nisur bisedimet dhe akordi pritet të arrihet për shumën e 20 milion paundëve. /abcnews.al