Brozovic është një nga emrat më të njohur të ditëve të fundit sa i përket merkatos së transferimeve.
Kroati është në një nivel të bujshëm, ai përfundon kontratën me Interin në qershor dhe nuk planifikon të rinovojë, ndaj është kthyer në një ‘pazar’.
Sipas The Sun , interesit të PSG-së i janë bashkuar Newcastle dhe Manchester United . “Magjistarët” e duan Brozovicin si një nga shtesat e mëdha që kanë planifikuar për verën, ndërsa “djajtë e kuq” e duan atë si zëvendësues të Paul Pogba .
Në Manchester kanë supozuar se ai nuk do të rinovojë dhe do të largohet falas, ndaj ardhja e Brozovic, edhe si lojtar i lirë, do të ishte një mundësi e madhe për ta. r.t/abcnews.al