Interi e ka gjetur në Serie A zëvendësuesin e Alexis Sanchez. Sulmuesi kilen u dëmtua disa javë më parë dhe nuk do të jetë i gatshëm deri në fund të muajit shkurt.
Conte nuk ka alternativa përvec Martinez e Lukakut dhe skema e tij me dy sulmues, do e fusë Interin në merkato për të siguruar sërbimet e një bomberi.
Siç rapotojnë mediet italiane, Christian Kouame është objektivi kryesor i zikaltërve. Sulmuesi i Genoas po shkëlqen në Serie A dhe shihet si një alternativë e lirë për në merkaton e janarit.
Flitet se Interi mund të sigurojë shërbimet e tij për vetëm 5 milionë euro dhe në këtë treg aktual, kjo duket si një “vjedhje”.
Conte është një admirues i Kouame dhe me shumë gjasa, sulmuesi do të lërë Genoan për t’iu bashkuar Interit në janar./abcnews.al