Claudio Ranieri rikthehet sërish në stol. Trajneri i njohur ka arritur akordin me drejtuesit e klubit të Sampdorias, duke zëvendësuar në këtë mënyrë Eusebio Di Francescon. Një situatë që përsëritet sërish pas pak muajsh.
Në ditët e para të marsit, Ranieri u rikthye në stolin e Romës pas 8 vitesh dhe zëvendësoi… Di Francescon. E njëjta gjë ndodh përsëri, kësaj radhe në pankinën e klubit dorian.
Sky Sport raporton se 67-vjeçari ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit. Ai do të përfitojë 1 milionë euro gjatë kësaj kohe. Nëse ia del të mbajë Sampdorian në Serie A (për momentin renditet në vend të fundit me 3 pikë), kontrata e tij do të rinovohet automatikisht dhe rroga vjetore do të shkojë në 1.8 milionë euro.
Gianni De Biassi dhe Gennaro Gattuso ishin dy alternativat e tjera, por presidenti Ferrero zgjodhi eksperiencën e madhe të Ranierit. /abcnews.al
⚠ #UltimOra
✅ È fatta per Claudio #Ranieri alla #Sampdoria
? Trovato l’accordo tra allenatore e club#SkySport pic.twitter.com/tUqziPYgur— Sky Sport (@SkySport) October 11, 2019