Zëvendësministri i Ramës bën deklaratën e fortë për eksodin e shqiptarëve: Pak kush e di…

schedule18:14 - 2 Korrik, 2020

schedule 18:14 - 2 Korrik, 2020

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli ka zbuluar një fakt të pabërë publik më parë në lidhje me largimet masive të 2 korrikut 1990, ku shqiptarët u dyndën në dyert e Ambasadës Gjermane.

Shkreli shkruar se një javë para 2 korrikut, personeli i Ambasadës Gjermane kishte kryer disa takime të fshehta me shqiptarë, duke i nxitur ata për t’u larguar, duke i siguruar për hapjen e dyerve të Ambasadës.

 “M E .T A N . D U M I N, mikun e pafjalë, i cili ishte ndër të parët fare që e pa veten tej perdes së hekurt (në ambasadën gjermane) thuajse një javë para 2 korrikut, kur ende s’kish filluar hyrja masive.

Ishin kontaktuar, nxitur e siguruar prej kohësh, në takime të fshehta, nga personeli i ambasadës – fakt misterioz ky, që sot pakkush e di”, shkruan Shkreli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!