Zëvendësministri i Jashtëm kinez takohet me ambasadorin ukrainas

schedule12:36 - 30 Janar, 2024

schedule 12:36 - 30 Janar, 2024

Zëvendësministri i Jashtëm kinez Sun Weidong u takua me ambasadorin ukrainas Pavlo Riabikin në Pekin.

Lajmi u raportua në një notë diplomatike kineze të lëshuar sot, sipas së cilës Sun deklaroi se që nga fillimi i marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, që ndodhën 32 vjet më parë, “marrëdhëniet janë zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme”.

“Aktualisht, ndryshimet e mëdha që nuk janë parë kurrë në një shekull po përshpejtohen. Kina dhe Ukraina duhet të miratojnë një vizion afatgjatë, të respektojnë njëra-tjetrën dhe ta trajtojnë njëri-tjetrin me sinqeritet për të promovuar stabilitetin dhe zhvillimin afatgjatë të marrëdhënieve dypalëshe””, thuhet në deklaratë.

Riabikin, nga ana e tij, tha se Kievi i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të lidhjeve me Kinën, i përmbahet gjithmonë parimit të “Një Kinë” dhe është i gatshëm të forcojë shkëmbimet dhe bashkëpunimin.

Palët gjithashtu folën gjithashtu për çështje me interes të përbashkët si kriza e Ukrainës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!