Zëvendëskomandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneral brigade Federico Bernacca, ka pritur këtë të shtunë një delegacion të partisë politike Lista Srpska, në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë. Delegacioni drejtohej nga Zlatan Elek, kryetar i Listës Serbe.
Sipas njoftimit, ata ndanë pikëpamjet mbi zhvillimet e fundit të sigurisë, duke përfshirë veriun e Kosovës.
“Ata ndanë pikëpamjet mbi zhvillimet e fundit të sigurisë, duke përfshirë veriun e Kosovës. Gjenerali Bernacca dëgjoi shqetësimet e shprehura nga delegacioni vizitues. Ai theksoi se KFOR-i ka një prani të dukshme dhe fleksibël në mbarë Kosovën dhe është i përgatitur mirë për të adresuar çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë.
Ai përsëriti përkushtimin e palëkundur të misionit për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e tij të gjatë të OKB-së. Në këtë drejtim, KFOR-i vazhdon të mbështesë plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim./abcnews.al