Zëvendësja e Joe Biden mund të ndihmojë Trump të fitojë zgjidhjet presidenciale

schedule13:17 - 19 Shtator, 2020

schedule 13:17 - 19 Shtator, 2020

Kamala Harris, zëvendësja e Biden në zgjedhjet presidenciale amerikane të nëntorit, mund të jetë arma më e mirë e Donald Trump për të fituar mandatin e dytë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë po përpiqet ta prezantojë atë si kandidaten e vërtetë kundër tij, raporton money.it

Donald Trump ka vendosur të ndryshojë strategji për të fituar konfirmimin në Shtëpinë e Bardhë. Objektivi i presidentit aktual amerikan është ai i përqendrimit tek Kamala Harris si sfiduesja e tij në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, në vend të kandidatit zyrtar të demokratëve Joe Biden  ende në avantazh në sondazhe.

Në këtë mënyrë, sipas këndvështrimit të vetë Trump, Kamala Harris do të ishte aleatja më e mirë për të fituar në 3 nëntor, për shkak të frikës se një grua me ngjyrë dhe me origjinë indiane mund të shkaktojë në elektoratin më tradicionalist të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton abcnews.al

Si Trump ashtu dhe republikanët po përpiqen të japin mesazhin se si antagonistja e vërtetë është kandidatja për postin e zëvendës presidencës me Biden të gatshëm për të dhënë dorëheqjen të nesërmen e zgjedhjeve për t’i lënë Harris Shtëpinë e Bardhë.

Nga ana tjetër analistë të ndryshëm të politikës amerikane shprehen se Trump është përpjekur të këmbëngulë në një komunikim të bazuar mbi racizmin dhe frikën e të majtës radikale e cila ka më shumë vështirësi të këmbëngulë  ndaj një kandidati mashkull, të bardhë dhe të moderuar si Joe Biden.

Pikërisht ndaj tij regjistrohet përpjekja për t’i dhënë epitetin “Obiden” për ta lidhur me Barak Obama. Gjithsesi ishte një eksperiment që u braktis shumë shpejt pasi nuk pati fare sukses, transmeton abcnews.al

Objektivi i Trump, sipas analistëve amerikanë, mund të rezultojë në një bumerang, duke qenë se Kamala Harris shumë larg portretit të një gruaja me ngjyrë të zemëruar, është gati të marrë hak ndaj amerikanëve të bardhë.

Gjithsesi dhe në një takim të fundit elektoral Trump këmbënguli të përshkruajë një skenar katastrofik që e sheh Harris si presidenten e parë grua të Shteteve të Bashkluara të Amerikës, gjë që sipas tij do të ishte një fyerje për vendin, transmeton abcnews.al

Stafi i komunikimit të fushatës elektorale të Trump ka publikuar një video në të cilën Harris bën një lapsus duke  thënë administrata Harris, dhe jo administrata Biden – Harris, për të mbështetur teorinë e tyre.

Strategjia është krijimi i një situate që shesh në hipotezën më të mirë të mundshme, ish zv/presidentin amerikan si një “kukull’ në duart e të tmerrshmes Kamala Harris.

Por kjo është dhe e njëjta taktikë që i garantoi Biden emërimin demokrat./abvnews.al